Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Merrnin ryshfete, Gjykata e Posaçme lë në burg dy inspektorët e IMT

schedule11:48 - 24 Janar, 2021

schedule 11:48 - 24 Janar, 2021

Gjykata e Posaçme ka lënë ne burg dy inspektoret e IMT në bashkinë e Kamzës, Dritan Nikoli dhe Ermal Baci. Dy inspektoret nuk kanë folur para gjykatës, por sipas SPAK dyshohet se shuma që ata merrnin nga subjektet varionte në 1 deri në 3 mijë euro.

Nga hetimet është konstatuar se dy inspektorët edhe në rastet kur dilnin në terren ata kërkonin ryshfete në raste kur konstatonin ndërtime të paligjshme nga subjektet.

Lexo edhe: Akuzohen për korrupsion, arrestohen dy zyrtarë të bashkisë së Kamzës

Ndërkohë nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme nuk figuronin persona të tjerë deri më tani të implikuar.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!