Merret vendimi për Dani Alves, Gjykata e Katalunjës dënon me 4.5 vite burg brazilianin

schedule11:36 - 22 Shkurt, 2024

schedule 11:36 - 22 Shkurt, 2024

Tashmë gjithçka është vendosur. Mëngjesin e kësaj të enjteje, Gjykata e Katalunjës ka marrë vendimin përfundimtar, për ish-anësorin brazilian të mbrojtjes, Dani Alves, me këtë të fundit, i cili pasi qëndroi në qelin e paragurimit për më shumë se një vit, për akuzën e përdhunimit është dënuar me plot 4.5 vite burg, pavarësisht kërkesës së Prokurorisë, për 9 vite heqje lirie.

I konsideruar si një ndër më të mirët e historisë së futbollit, 40-vjeçari brazilian, i cili është një prej futbollistëve me më shumë trofe të fituar në karrierë, i ka mohuar gjithmonë akuzat e ngjarjes, që raportohet të ketë ndodhur më 31 dhjetorin e vitit 2022, ndëras arrestimi i tij erdhi disa javë më vonë.

Gjykata gjithashtu urdhëroi brazilianin që t’i paguajë viktimës 150 mijë euro dëmshpërblim, teksa sipas institucioneve, “Vendimi u mor pasi u vërtetua që viktima nuk kishte qenë dakord për kryerjen e marrëdhënieve seksuale dhe ka dëshmi që vërtetojnë përdhunimin”, megjithatë Alves nuk ndalet me kaq, me avokatët e tij, që kanë paralajmëruar se do të apelojnë vendimin. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!