Merret vendimi, më 16 maj raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit

schedule13:28 - 4 Maj, 2022

schedule 13:28 - 4 Maj, 2022

TIRANË – Mazhoranca ka rënë dakord me propozimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili ka kërkuar që data 10 maji të quhet si data e nisjes së procesit të zgjedhjes së Presidentit.

Fillimisht kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u shpreh se data 16 maji, të jetë raundi i parë  për zgjedhjen e  Presidentit të Republikës.

“Bie dakord me propozimin e Alibeajt, por mbledhja të konsiderohet vijuese. Pra data 16 të jetë raundi i parë i zhvillimit të procesit të votimit. Ndërsa data 10 të jetë data e nisjes së procesit. Do ju ftoja të tre kryetarëve. Edhe zotin Alibeajn si kryetari i grupit më të madh opozitar. Që të mundësojmë një dialog parimor për Presidentin.” tha Taulant Balla.

/abcews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!