Ministrat e Jashtëm të Bashkimin Europian kanë arritur sot marrëveshjen politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Lajmi është konfirmuar nga Komisioneri për zgjerimin Oliver Varleyi.
Me anë të një postimi në Twitter komisioneri shkruan se është shumë i lumtur për një lajm të tillë dhe se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian.
“Shumë i lumtur që # vendet anëtare të BE-së sot arritën marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me #Albania dhe #North #Macedonia. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky gjithashtu është një mesazh i qartë për Ballkanin Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, shkruan komisioneri për zgjerimin./abcnews.al
Very pleased that #EU member states today reached political agreement on opening of accession talks with #Albania and #North #Macedonia. I wholeheartedly congratulate both countries. This also sends a loud and clear message to #WesternBalkans: your future is in EU.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) March 24, 2020