Merret vendimi final, Barcelona cakton datën e zgjedhjeve

schedule19:59 - 26 Janar, 2021

schedule 19:59 - 26 Janar, 2021

Zgjedhjet për president të Barcelonës duhet të ishin zhvilluar para dy sitësh, por pandemia i kushtëzoi dhe drejtuesit vendosën shtyrjen e tyre në një moment të dytë.

Sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i datës së re. Mësohet se zgjedhjet e reja do të zhvillohen më 7 mars, ditën që Shqipëria feston përvjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe.

 

Ljamin e konfirmoi presidenti i përkohshëm i klubit, Carles Tusquets, që konfirmoi gjithashtu se do të mund të votohet edhe me postë dhe afati për ta bërë këtë do të jetë mes 29 janarit dhe 9 shkurtit.

Kandidatët për të marrë drejtimin e klubit katalanas janë tre: Joan Laporta, Jordi Freixe dhe Victor Font. Ky i fundit dhe Laporta shihen si kandidatët kryesorë në zgjedhje.

Kjo datë e re është një zgjidhje e mirë, e cila ndihmon edhe të ardhmen e Messit. Leo mbyll kontratën në verë dhe deri atëherë duhet të jetë zgjedhur me patjetër presidenti i ri për të bërë të mundur bindjen e argjentinasit për të qëndruar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!