Më në fund është marrë një vendim. Barcelona-Real Madrid do të zhvillohet të mërkurën e 18 dhjetorit. Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka bërë publik lajmin me anë të një komunikate.
“El Clasico” e futbollit spanjoll ishte programuar të zhvillohej me datë 26 tetor, por protestat e mëdha dhe gjendja e pasigurt në Katalunjë ndikuan në shtyrjen e këtij dueli.
Dy klubet e mëdha spanjolle kanë edhe dy muaj kohë për t’u përgatitur për këtë ndeshje, që ka dominuar panoramën futbollistike në dekadën e fundit. /abcnews.al
⚠ OFICIAL | El Comité de Competición fija #ElClásico entre @FCBarcelona_es y @RealMadrid para el 18 de diciembre
ℹ Más info: https://t.co/1IMiqpbqyG pic.twitter.com/26H4GnIN6d
— RFEF (@rfef) October 23, 2019