Merret në mbrojtje prokurorja e SPAK/ Grupi i Laert Haxhiut po përgatiste eleminimin e Doloreza Musabelliut

schedule10:44 - 1 Tetor, 2023

schedule 10:44 - 1 Tetor, 2023

Prokuroroja e Posaçme Doloreza Musabelliu dhe familja e saj është marrë në mbrojtje nga policia e shtetit. Pas dëshmisë së Artan Tafanit që ka treguar se grupi i Laert Haxhiut planifikonte të eliminonte prokuroren ose të afërmit e saj, drejtuesi i SPAK Altin Dumani kërkoi mbrojtjen nga Policia e Shtetit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

 “I kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të policisë të marrë masa shtesë për mbrojtjen e prokurores dhe familjes së saj. Drejtori i Përgjithshëm është angazhuar në marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e prokurores. Gjithashtu në cilësinë e Drejtuesit kam njoftuar kryetarin e KLP.”

Emri i prokurores së SPAK doli nga dëshmia e Artan Tafanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që tregoi për hetuesit se grupi i Laert Haxhisë kërkonte eleminimin e Musabelliut. Sipas Tafanit shkak është bërë kërkësa për dënimin me burg përjetë të dy bashkëpunëtorëve të ngushtë të Haxhisë, Anterio Kaloshit e Orges Bilbili si dhe hetimet që ajo po kryente ndaj kreut të grupit, në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në 2017-tën në Lushnjë. Tafani ka treguar se në shënjestër të grupit ishin edhe njerëz të tjerë të drejtësisë. Bëhet fjalë për ish-prokuroren e Lushnjes Merita Selimi e shkarkuar nga vetingu dhe avokatin Adriatik Doga për të cilin grupi akuzohet se kishte siguruar kushtet dhe mjete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!