Kreu i Prokurimeve Poblike Jonaid Myzyraj është marrë I pandehur dhe në të njëjtën kohë është njohur me masat e sigurisë Detyrim partaqitje dhe pezullim nga detyra pasi akuzohet për shkelje të barazise ne tendera.
Myzyraj u paraqit të hënën në prokurorinë e posaçme ku u njoftua se eshte marre i pandehur për shkelje te barazise ne tendera apo ankande publike. Ai shoqerohej nga avokati Ermir Beta dhe akuzohet se ka abuzuar me detyren lidhur me tenderin e mirembajtjes se aksit rrugor Rreshen-Shpal në vitin 2020 me një vlerë për rreth 2.2 milionë euro.
Nga hetimet e prokuroirsë ka rezultuar se, shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë.
SPAK thotë se ky Komision, në kundërshtim me ligjin ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; AEK MUNELLA dhe DRINI-1, ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara. Nderkohe per abuzimet me tenderi SPAK akuzon dhe 10 shtetas te tjere, 3 prej te cileve falsifikim dokumentash./abcnews.al