Merren peng 6 fëmijë në Rusi

schedule13:56 - 24 Nëntor, 2020

schedule 13:56 - 24 Nëntor, 2020

Në periferi të Shën Petesburg ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku sipas informacioneve paraprake, një burrë ka marrë peng 6 fëmijë.

“Më 24 Nëntor 2020 në 12:12, policia e Kolpino mori një telefonatë nga një grua, e cila tha se burri i saj e kishte dëbuar atë nga shtëpia, dhe se po mbante peng gjashtët fëmijët e tyre brenda shtëpisë “, sipas njoftimit të Ministrisë së  Brendshme.

Policia nxitoi menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas një burimi të Sputnik, fëmija më i vogël është vetëm tre vjeç, ndërsa më i madhi është 15.

Sipas njoftimeve paraprake, burri është mbyllur në banesën e tij dhe  ka kërkuar që bashkëshortja e tij të vijë, duke kërcënuar se do të vrasë të gjithë fëmijët. Autoritetet kanë deklaruar për mediat ruse se pengmarrësi nuk ka të shkuar kriminale./abcnews.al