“Merre ti Barcelonën”, djali i legjendës holandeze refuzon stolin

schedule10:45 - 17 Shtator, 2021

schedule 10:45 - 17 Shtator, 2021

Jordi Cruyff u rikthye te Barcelona pas eksperiencës si trajner në Kinë me Shenzhen, ndërkohë që më parë ka drejtuar edhe Maccabi Tel Aviv, Chongqing Dangdai Lifan dhe kombëtaren e Ekuadorit.

Djali i legjendës Johan Cruyff është këshilltar sportiv te katalanasit tani, por së fundmi i është ofruar edhe një mundësi për ta drejtuar ekipin.

Gazetari i “Sport”, Toni Juanmarti, shkruan se Jordi është përgjigjur se për momentin nuk e pranon opsionin për t’u bërë trajner i Barcelonës. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!