Tottenham pagoi 60 milion euro te Lyon në merkaton e janarit dhe siguroi shërbimet e Tanguy Ndombele. Mesfushori francez e nisi mbarë, paraqitjet e para ishin pozitive, por rendimenti ra disi me kalimin e kohës.
Gjatë ndeshjes së djeshme kundër West Ham, duel që u fitua 2-0 nga Spurs, 23-vjeçari pati një debat me Jose Mourinhon. Telefoot raporton se Ndombele është acaruar keq me trajnerin portugez dhe ka vendosur të mos luajë më për Tottenham, sa kohë që në stol është “Special One”.
Klubi do të tentojë ta qetësojë, përndryshe do të përfundojë në merkato. PSG e pëlqen dhe është gati të përfitojë. Kampionët e Francës, kanë nisur negociatat me lojtarin dhe klubin londinez. Kërkesa e parë është marrja në huazim me të drejtë blerje për lojtarin e Francës, i cili pritet ta mbyllë shumë shpejt aventurën me Tottenham. /abcnews.al