Lojtarë si Toni Kroos dihet që fitojnë miliona para nga klubi i tyre apo edhe nga sponsorat.
Mesfushori gjerman ka patur një karrierë të jashtëzakonshme me Real Madrid dhe atletet e tij fatsjellëse të markës Adidas e kanë ndjekur atë nga pas që nga viti 2013.
Është e vërtet, Kroos ka rreth 9 vite që luan vetëm me një palë atlete. Ai kujdeset në mënyrë të përkryer për to. Ai e ka pranuar disa herë që kujdëset për atletet e tij më shumë se çdo gjë tjetër. Pasi mbaron ndeshja, ai shkon dhe i lanë atletet e tij me dorë dhe i ka gati për ndeshjen tjetër.
Por, në finalen e Champions League ndaj Liverpoolit, këpucët e tij u grisën rëndë dhe është e qartë që Kroos nuk mund t’i përdorë sërish.
Përpara sfidës së madhe në Stade de France, gjermanit i dhanë një palë atletete të reja por ai nuk pranoi dhe luajti me fatsjellset e tij./ h.ll/abcnews.al