Reshje të dendura shiu vazhdojnë në Kukës dhe kjo ka ndikuar përveçse në përmirësimin e situatës për bujqit, por edhe në nivelit e ujit në liqenin e Fierzës. Aktualisht ai ndodhet në kuotën 247 m ndërsa kuota maksimale duhet të jetë 296 metra mbi nivelin e detit.
Thatësirës së tejzgjatur në Verilindje i ka ardhur fundi. Në Kukës shiu nuk pushuar prej së dielës. Veç situatës premtuese për fermerët në mbjelljet e pranverës, duket se është një shenje e mire edhe për përmirësimin e situatës hidrike në vend.
Liqeni i Fierzës i ka ndjerë menjëherë këto reshje. Më shumë se 30 cm është rritur niveli i ujit. Edhe pse kuotë e papërfillshme, referuar situatës në të cilën ndodhet aktualisht liqeni i Fierzës, duket se do të ketë përmirësime në ditët në vijim.
Meteorologët kanë parashikua reshje shiu edhe për shtatë ditë të tjera . Sot liqeni i Fierzës ndodhet në kuotën e 247 metrave, ndërsa i mungojnë rreth dy te tretat e sasisë totale të ujit. Kuota maksimale e tij është 296 metra mbi nivelin e detit me një kapacitet prej 3 miliard metër kub ujë./abcnews.al