Drejtuesit e futbollit egjiptian kanë vendosur më në fund për trajnerin e ri të kombëtares. Hossam El-Badry do të jetë timonieri i ri i “Faraonëve”, duke zëvendësuar në këtë mënyrë Javier Aguirre.
Eliminimi nga Kupa e Kombeve pas humbjes me Afrikën e Jugut në ditët e para të korrikut i kushtoi postin meksikanit Javier Aguirre, vendin e të cilit e ka marrë Hossam El-Badry. EFA (Federata Egjiptiane e Futbollit) ka bërë publik lajmin.
El-Badry ka qenë pjesë e kombëtares egjiptiane në vitet 80-të, ndërsa një dëmtim e detyroi të tërhiqej në moshën 26-vjeçare. Si trajneri ka drejtuar me sukses ekipin e Al Ahly dhe kombëtaren U-23 të Egjiptit. Tani është gati të shfrytëzojë këtë mundësi për të drejtuar Salah me shokë drejt triumfeve të mëdha. /abcnews.al
BREAKING: Hossam El-Badry appointed as #Egypt coach https://t.co/aX4YfUpLYF pic.twitter.com/hLTyB7QDzv
— AhramOnlineSports (@AO_Sports) September 19, 2019