Largimi i Edi Rejës nga stoli i Kombëtares Shqiptare, solli gëzim te tifozët “kuqezi” pas atyre skemave të dështuara dhe përzgjedhjes të gabuar të lojtarëve të formacionit titullar, në shumë ndeshje kryesore.
Para pak kohësh, Presidenti i FSHF-së, Armando Duka kishte premtuar se trajneri i ri i kombëtares do të vendoset para festës së Vitit të Ri dhe emërimi i ri duket se është një “dhuratë” për tifozat “kuqezi”.
Siç raporton dhe “Gijotina.com”, Presidenti Armando Duka ka zgjedhur brazilianin Sylvinho si trajnerin e ri të Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe kontrata do të firmoset ditën e nesërme.
Ndihmësi i Tite tek Brazili duket se ka qenë me i përshtatshëm për syrin e Presidentit Armando Duka, ku në listë bashkë me brazilianin kanë qenë edhe Felix Magath, Reinaldo Rueda, Luigi Di Biagio dhe Massimo Oddo.
Një ndër objektivat kryesorë të Sylvinhos do të jetë kualifikimi në “Euro 2024”, që do të mbahet në Gjermani.
Pas 10 vitesh, vlen të theksohet se Shqipëria nuk do të ketë më trajner Italian, por Brazilian dhe do të jetë hera e parë që në krye kemi një trajner nga përtej oqeanit.
Deri më tani, në pankinë kemi pasur trajner nga Ish-Jugosllavia, Shqipëria, Hungaria, Kina, Italia, Gjermania, Kroacia dhe Italia.
Me ardhjen në stolin e Kombëtares të brazilianit, Sylvinho, duket se ekipi ynë do të fillojë të ketë paksa “aromë latine”, duke parë dhe emrat që bëjnë pjesë në stafin e teknikut brazilian.
Ashtu i Sylvinho edhe ndihmësit e tij vijnë nga Amerika Latine.
I pari është argjentinasi Pablo Zabaleta, ish-ylli i Manchester City, me një karrierë të spikatur në fushën e blertë. Ndihmësi tjetër është braziliani Doriva, ish-mesfushor , i cili ka luajtur mes të tjerash me ekipe si Porto e Sampdoria në Itali. /i.m /abcnews.al