Mesut Ozil thuhet se është i pakënaqur te Fenerbahce, vetëm tetë muaj pasi iu bashkua skuadrës turke nga Arsenali.
AS raporton se lojtari është i hapur për t’u larguar pavarësisht se i kanë mbetur edhe tre vjet në marrëveshjen e tij aktuale.
Bëhet me dije se ai mund të kalojë në Katar ose MLS, shkruan DailyMail.
Trajneri Vitor Pereira nuk ka besim të plotë te Ozil dhe preferon 20-vjeçarin Muhammet Gumuskaya, i cili luajti në vend të gjermanit në të dyja ndeshjet kualifikuese të Ligës së Evropës për klubin. /abcnews.al/