Merr fund aventura turke, Nagatomo s’i përmban emocionet dhe shpërthen në lot

schedule18:25 - 2 Korrik, 2020

schedule 18:25 - 2 Korrik, 2020

Ka marrë fund aventura e Yuto Nagatomo te Galatasaray. Mbrojtësi i majtë la Interin për të kaluar te “gjiganti” turk korrikun e vitit 2018 dhe gjatë kësaj kohe fitoi katër trofe: dy tituj, një Kupë dhe një Superkupë.

33-vjeçari ndodhej në vitin e fundit të kontratës, akordi për rinovimin nuk u gjet dhe sot zhvilloi seancën e fundit stërvitore me skuadrën nga Stambolli. Japonezi nuk i mbajtur emocionet dhe ka shpërthyer në lot.

Nagatomo ka dalë lojtar i lirë dhe e ardhmja pritet të jetë larg Evropës. Al Nasr e kërkon në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe lojtari aziatik do të transferohet te kjo skuadër me shumë mundësi. /abcnews.al