Merr fund aventura aziatike, njeriu i finaleve të humbura e mbyll me kombëtaren

schedule14:00 - 25 Shtator, 2019

schedule 14:00 - 25 Shtator, 2019

Hector Cuper është një trajner me shumë eksperiencë dhe totalisht i pafat. Argjentinasi firmosi gushtin e kaluar me kombëtaren e Uzbekistanit pas pjesëmarrjes në Botërorin Rusi 2018 me Egjiptin.

Pak më shumë se një vit ka zgjatur aventura e 64-vjeçarit në stolin e kombëtares aziatike. Federata e Uzbekistanit ka bërë publike në rrjetet sociale lajmin e ndërprerjes së kontratës me Cuper.

Palët kanë rënë dakord për t’i dhënë fund bashkëpunimit dhe rrugët e tyre janë ndarë. Cuper njihet për finalet e humbura, që janë kthyer në makthin e trajnerit të njohur argjentinas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!