Merr fund aventura 11-vjeçare, ylli i mesfushës tërhiqet nga Gjermania

schedule15:40 - 2 Korrik, 2021

schedule 15:40 - 2 Korrik, 2021

Gjermania nuk shkoi më larg se raundi i 1/8-ve në Euro 2020. Anglia e Gareth Southgate mposhti 2-0 “Pancerat” e Low, duke i eliminuar nga kompeticioni.

Joachim Low do t’i lërë vendin Hansi Flick, teksa e ka mbyllur me kombëtaren edhe Toni Kroos. Një nga mesfushorët më të mirë të dekadës së fundit ka vendosur të tërhiqet nga Gjermania.

31-vjeçari i Real Madrid ka bërë publike gjithçka me anë të një postimi në “Instagram”, aty ku e cilëson të parevokueshëm vendimin për të mbyllur aventurën me katër herë kampionët e botës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Toni Kroos (@toni.kr8s)

Dua të fokusohem plotësisht te familja ime dhe Real Madrid“, shkruan Toni Kroos, i cili debutoi me Gjermaninë në marsin e vitit 2010.

Gjatë kësaj periudhe ka luajtur 106 ndeshje dhe numëron 17 gola të realizuar. Kulmi ishte viti 2014, kur Kroos dhe shokët e tij triumfuan në Botërorin e Brazilit duke dërguar Gjermaninë në majën e botës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!