Merr fund arratia për 32-vjeçarin që kultivoi 400 fidanë kanabis në tokën e tij në Gramsh

schedule09:50 - 15 Gusht, 2022

schedule 09:50 - 15 Gusht, 2022

Është vënë në prangat e policisë 32-vjeçari nga Elbasani, i kërkuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Në vitin 2021, 32-vjeçari u shpall në kërkim për kultivim të rreth 400 fidanëve kanabis.

32-vjeçari me iniciale A.D ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në korrik të vitit 2021, në tokën në pronësi të 32-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, si rezultat i kontrolleve masive të territorit, kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike, gati për t’u mbjellë.

Njoftimi i policisë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme, për kapjen e personave në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sulta”.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i kërkuar për kultivim të rreth 400 fidanëve kanabis, në vitin 2021, në njësinë administrative Sultë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sulta”, kapën dhe ndaluan shtetasin A. D., 32 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në korrik të vitit 2021, në tokën në pronësi të 32-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, si rezultat i kontrolleve masive të territorit, kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike, gati për t’u mbjellë.

/abcnews.al/