Merr fund arratia e Agustin Markvukaj

schedule11:16 - 10 Mars, 2022

schedule 11:16 - 10 Mars, 2022

Lezhë – Është arrestuar nga policia e Lezhës Agustin Markvukaj (Begeja), 28 vjeç, banues në fshatin Gjadër, Lezhë.

Sipas policisë ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Pavias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ndërkohë në Shqipëri njihej për policinë për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!