Merr flakë motori i avionit para nisjes nga aeroporti i Çikagos

schedule15:13 - 28 Maj, 2024

schedule 15:13 - 28 Maj, 2024

Një fluturim i United Airlines për në Seattle u ndalua pak para nisjes nga aeroporti O’Hare i Çikagos pasi motori i avionit mori flakë.

Për shkak të kësaj, fluturimet e tjera u shtynë gjithashtu.

Fluturimi 2091 i United Airlines ishte planifikuar të ngrihej rreth orës 14:00, kur motori i avionit mori flakë, tha Administrata Federale e Aviacionit të SHBA.

Zëdhënësi i aeroportit njoftoi se avioni ka përjetuar një “situatë emergjente” përpara nisjes dhe se situata është zgjidhur “në mënyrë të sigurt”.

United Airlines tha për Fox News se avioni u tërhoq në portë dhe se pasagjerët u zbarkuan në mënyrë të sigurt dhe se askush nuk u lëndua.

Ne po punojmë për të shtuar orare alternative të udhëtimit për ta”, shtoi kompania.

Bëhet fjalë për një avion “Airbus A320”, në të cilin ndodheshin 148 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!