Një makinë ka marrë flakë në ecje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur te nënkalimi i “Kopshtit “botanik”, ku një mjet në ecje është përfshirë nga flakët.
Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një defekt teknik. Siç shihet edhe në videon e Abc në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur fikjen e menjëhershme të zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Me datë 13.04.2022, në afërsi të Kopshtit Zoologjik, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin D. Z., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
/Abcnews.al/