Merr flakë makina brenda tunelit të rrugës Elbasan-Tiranë

schedule15:29 - 21 Tetor, 2020

schedule 15:29 - 21 Tetor, 2020

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të martë në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Burime për Abc News bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur brenda tunelit në këtë rrugë, duke shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin afër vendit të ngjarjes.

Fatmirësisht deri më tani bëhet me dije se nuk ka asnjë person të lënduar nga kjo ngjarje.

Ndërkohë për shkak të makinës në flakë janë krijuar radhë të gjata automjetet dhe trafik në krahët e tunelit. /abcnews.al