Tiranë- Një apartament është shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme në kryeqytet.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia, e cila bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, ku në rrugën “Don Bosko”, ka rënë zjarr, në banesën e shtetasit H. M., 34 vjeç. Sipas policisë ka vetëm dëme materiale.
Pritet akti i ekspertimit të ekspertëve të MNZ-së, për të përcaktuar shkakun e zjarrit. E.L/abcnews.al/