Merr flakë banesa 2-katëshe në lagjen Partizani në Vlorë! Shpëton mrekullisht e moshuara

schedule08:54 - 12 Nëntor, 2020

schedule 08:54 - 12 Nëntor, 2020

Një banesë 2-katëshe në lagjen Partizani në Vlorë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Burime bëjnë me dije për ABC se shkak është bërë një bombul gazi. Në momentin e flakëve në banesë ka qenë një e moshuar,  90-vjeç e cila është transportuar për në spital si pasojë e tymit të krijuar ndërsa mësohet se nuk ka shenja djegie.

ABC ka sjellë pamje nga vendi i ngjarjes në momentin e përhapjes së flakëve të cilët janë neutralizuar me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Ndërkohë policia bën me dije se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 12.11.2020, rreth orës 08:30, në lagjen Partizani, është përfshirë nga flakët banesa e shtetases D. R., rreth 90 vjeçe, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al