Në tunelin Elbasan- Tiranë mësohet se një automjet ka marrë flakë, ndërsa ka qenë në ecje.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale pasi drejtuesi i mjetit ka dalë në kohë jashtë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe policia. Si pasojë e marrjes flakë të mjetit është krijuar trafik i rënduar në autostradë veçanërisht në tunel./abcnews.al