Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, në vendin e quajtur Zhulaj.
Si pasojë e zjarrit është djegur mjeti tip furgon “Mercedes Benz” në pronësi të një 48 vjeçari, banues në Durrës.
Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.