Një autobus ka marrë flakë mesditën e kësaj të enjte në aksin “Tiranë-Elbasan”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në fshatin Dobaj, ku dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të një autobusi në lëvizje. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.