Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, këtë të diele ka prezantuar masat e reja kufizuese në kuadër të mbrojtjes së Covid 19.
Merkel ka njoftuar se duke nisur nga e mërkura e 16 dhjetorit do të mbyllen shumë dyqane, shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor.
Në një konferencë për shtyp pas takimit me udhëheqësit federalë dhe shtetërorë gjermanë, Merkel është shprehur se vendi ka nevojë urgjente për të adresuar rritjen e madhe të infeksioneve nga Covid-19.
Ndër të tjera ajo ka njoftuar se kufizimet e reja do të jenë në fuqi të paktën deri më 10 janar për të ndihmuar në trajtimin e valës së dytë të pandemisë së koronavirusit, që kërcënon të mbingarkojë sistemin shëndetësor të Gjermanisë./abcnews.al