Merkel: “Tek klima gjendet fati i njerzimit, duam të mbrojmë botën”

schedule19:27 - 15 Nëntor, 2017

schedule 19:27 - 15 Nëntor, 2017

Kancelarja Angela Merkel u shpreh se Gjermania do të respektojë marrëveshjen e Parisit për Klimën pasi aty varet fati i njerzimit. Gjithashtu edhe presidenti Emanuel Makron theksoi se Franca do të bëjë pjesën e saj.

“Klima është një sfidë kryesore për të gjithë botën, një çështje e fatit të njerzimit”. Këtë e ka thënë kancelarja Angela Merkel në Bon të Gjermanisë, në konferencën botërore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Klimën. “Mesazhi jonë është se duam të mbrojmë planetin”, shton ajo. Merkel ka shprehur mirënjohje për faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës angazhohen të respektojnë marrëveshjen e Parisit, “pavarësisht nga pozita e presidnetit Donald Trump, i cili ka njoftuar se dëshiron të largohet”.

Edhe në një vend të pasur si Gjermania është e vështirë për të arritur qëllimet e mbrojtjes së klimës. Merkel dhe i referohej shprehimisht “konflikteve sociale”, për çështjen e “qëndrueshmërisë së çmimit të energjisë” dhe “çështjes së vendeve të punës” në një vend që përdor në masë të madhe qymyrgurin.

Kancelarja ka shpjeguar se “bisedimet të vështira” janë në proces dhe se një marrëveshje duhet të arrihet në ditët në vijim, duke iu referuar konsultimeve për qeverinë e koalicionit “Xhamajka”, bazuar në ngjyrat partiake të partive të përfshira në bisedime. “Marrëveshja e Parisit është vetëm një fillim, tani duhet të kalohet nga fjalët tek faktet”, nënvizon Merkel. Kancelarja tha se “Europa është e vetëdijshme për përgjegjësinë e saj”. Gjithashtu konfirmoi se “Gjermania do të angazhohet për mbrojtjen e klimës, duke adresuar temat e diskutueshme që lidhen me këtë çështje”.
Në konferencën botërore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Klimën ka folur edhe presidenti Emanuel Makron. “Franca do të bëjë pjesën e saj”. Kështu u shpreh kreu i Pallatit Elize duke folur në Bon të Gjermanisë. “Tani marrëveshja e Parisit është vënë në praktikë”, u shpreh Makron duke nënvizuar se me 12 dhjetor në kryeqytetin francez duhet të arrihen rezultatet e para konkrete të marrëveshjes për klimën./abcnews.al