Merkel: Rrezikohemi nga një valë e tretë e Covid nëse nuk tregojmë kujdes në lehtësimin e masave

schedule14:47 - 25 Shkurt, 2021

schedule 14:47 - 25 Shkurt, 2021

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se vendi mund të preket nga një valë e  tretë e  Covid-19 nëse nuk tregohen të kujdesshëm në lehtësimin e masave.

“Ne duhet të veprojmë me zgjuarsi për sa i përket lehtësimit të masave, në mënyrë që Gjermania mos të preket nga një valë e tretë duke detyruar qeverinë të mbyllë të gjithë vendin, tha Merkel në një intervistë me gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Kancelarja paralajmëroi kundër hapjes së vendit pasi mutacioni britanik, i cili besohet të jetë më i transmetueshëm se lloji origjinal i virusit, po përhapet me shpejtësi në Gjermani.

Gjatë 24 orëve të fundit, Gjermania regjistroi 11,869 raste, duke e çuar totalin  në 2,414,687.

Numri i viktimave në Gjermani është 69,125.

Shkalla e incidencës mbetet e njëjtë me 61.7 raste për 100,000 banorë, sipas RKI. Qëllimi është që niveli i incidencës të ulet në 35 për 100,000 banorë  në mënyrë që vendi të rihapet, tha Merkel./abcnews.al