Merkel reagon: Dhe islami është i Gjermanisë

schedule18:07 - 16 Mars, 2018

schedule 18:07 - 16 Mars, 2018

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të saj të Brendshëm, Horst Seehofer, i cili tha për gjermanen Bild se Islami nuk i përket Gjermanisë. Kancelarja Merkel theksoi se në Gjermani jetojnë 4 milionë myslimanë dhe këta myslimanë i përkasin dhe Gjermanisë ashtu si dhe feja e tyre i përket Gjermanisë, pra dhe islami. Lëto deklarata Merkel i bëri gjatë takimit me kryeministrin suedez Stefan Loefven. Merkel përfundoi reagimin e saj duke thënë se duhet bërë gjithçka që të ketë një bashkëjetesë positive mes besimeve të ndryshme në vend./abcnews.al