Merkel pritet të marrë çmimin më të lartë të mirënjohjes, pse po shkakton reagime në Gjermani

schedule12:34 - 17 Prill, 2023

schedule 12:34 - 17 Prill, 2023

Ish-kancelarja Angela Merkel do të nderohet sot me Kryqin e Madh të Urdhrit të Meritës së Republikës Federale të Gjermanisë, nderimi më i lartë i shtetit gjerman, nga presidenti federal Frank-Walter Steinmeier.

Deri më tani, këtë çmim e kanë marrë vetëm dy ish-kancelarë, Konrad Adenauer dhe Helmut Kohl, të dy kristiandemokratë (CDU). Megjithatë, vendimi i Steinmeier është mjaft i diskutueshëm.

“Merkel e ka shkatërruar Gjermaninë dhe e ka lënë atë në gërmadha ,” tha nënkryetari i partisë, Stephan Brandner.

Wolfgang Schäuble, duke iu referuar “kancelarëve të mëdhenj”, përmendi vetëm Konrad Adenauer, Willy Brandt dhe Helmut Kohl, ndërsa për Merkel, tha se është shumë herët për një vlerësim përfundimtar.

Madje ai iu referua konkretisht faktit se “edhe tani për sa i përket Rusisë, ajo nuk mund të pranojë se kemi bërë gabime”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!