Merkel: Pozicioni i Gjermanisë në politikën ndërkombëtare nuk ka ndryshuar

schedule10:02 - 31 Tetor, 2018

schedule 10:02 - 31 Tetor, 2018

“Pozicioni im në politikën ndërkombëtare nuk ka ndryshuar”. Kështu ka deklaruar të martën Angela Merkel, një ditë pasi njoftoi se do të tërhiqej nga kandidimi për kryetare të CDU-së. Kancelarja ka folur gjatë një takimi me presidentin egjiptian Al Sisi, kur është pyetur nga mediat nëse roli i saj në lidhje me krizat ndërkombëtare do të jetë më i dobët pas vendimit për t’u tërhequr. “Tani do të kem më shumë kohë për t’u fokusuar në punën time si kancelare”, ka thënë ajo. Të hënën, me një lëvizje surprizë Merkel njoftoi tërheqjen nga kandidimi për kryetare në kongresin e ardhshëm të CDU-së që mbahet më 7 dhjetor. Gjithashtu, Merkel tha se mandati aktual do të jetë i fundit për të si kancelare dhe më pas nuk do të pranojë më poste politike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!