Kancelarja gjermane Angela Merkel këtë të enjte ka bërë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që ta marrin seriozisht situatën dhe të arrijnë një marrëveshje të ndërsjellë. Merkel në apelin e saj ka kërkuar nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç që deri në fund të vitit të kenë gati marrëveshjen.
Mediat bëjnë me dije se këtë mesazh ndaj krerëve të shetitit të Kosovës dhe të Serbisë, Merkel e ka dhënë gjatë mblehdjes online, në kuadër të Samitit të BE-së, i cili është dashur të zhvillohet në Zagreb.
Kancelarja gjermane ka porositur Thaçin dhe Vuçiçin që të marrin mësim nga marrëveshja e ndërkombëtare e Prespës, e cila është firmosur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ai i Greqisë Aleksis Tsipras, ujdi e cila i dha fund mosmarrëveshjes dy dekadëshe lidhur me emrin e ri të Maqedonisë së Veriut.
Se marrëveshja duhet të arrihet gjatë këtij viti, ka porositur në shumë raste edhe emisari special i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell. Ndërkohë i deleguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kishte deklaruar se akordi ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mund të arrihet këtë vit, eventualisht deri në mars të 2021./abcnews.al