Merkel: OBSH është partner i domosdoshëm në luftën kundër koronavirusit

schedule15:25 - 23 Prill, 2020

schedule 15:25 - 23 Prill, 2020

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) është një “partner i domosdoshëm” në luftën kundër koronavirusit dhe se Gjermania mbështet mandatin e saj, thotë Kancelarja e vendit Angela Merkel.

Komentet e saj e kundërshtojnë  Presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka pezulluar fondet për organizmin ndërkombëtar duke e akuzuar OBSH-së për  “keqmenaxhim ” të pandemisë.

Në një fjalim në parlamentin gjerman, Merkel tha se bashkëpunimi ndërkombëtar ishte “jashtëzakonisht i rëndësishëm” për të mposhtur koronavirusin.

Në një nivel europian, Merkel thotë se do të punojë me liderët e tjerë për të ndihmuar në këtë luftë, duke shtuar se Gjermania duhet të jetë e gatshme të paguajë më shumë në buxhetin e BE-së./abcnews.al