Merkel mbështet Shqipërinë? Shehi: Do i kapërdija atletet e Ramës

schedule20:40 - 29 Prill, 2019

schedule 20:40 - 29 Prill, 2019

Sot Kryeministri Rama ka takuar në Berlin Kancelaren Merkel.  Zyra e shtypit të kreut të qeverisë bëri të ditur se Kancelaria e Gjermanisë ka thënë se do mbështesë Shqipërinë në hapjen e negociatave me BE. Për Dashamir Shehin, nëse Merkel na mbështet për në BE, do jetë kënaqësi, sepse nuk mbështet Ramën por Shqipërinë.

Mirela Milori: Në samitin e Berlinit ka pasur një takim Kryeministri me Merkel. Zyra e tij bën me dije se ka qenë një takim shumë i frytshëm dhe zonja Merkel ka deklaruar mbështetje e Gjermanisë, ku jeni edhe ne pragun e çeljes së negociatave. Mendoni se është një sinjal pozitiv për qeverinë dhe mund të kthehet në një sinjal negativ për rrugën që zgjodhi opozita?

Dashamir Shehi: “Kjo që thatë ju është se ta njoftojmë popullin. Zyra e shtypit të Kryeministrit edhe sikur ai të jetë i zi fare do të thotë se ky është fare i bardhë madje ka edhe disa argjend tek veshët. Kjo punë them që nuk vlen. Them se nuk vlen pasi ka bërë kaq shumë propagandë duke gënjyer.  E dyta sikur kjo të jetë e vërtetë unë do e uroja me gjithë shpirt që në fund të fundit të marrë fund një herë dhe përgjithmonë kjo histori ky kalvar i gjatë i letrave dhe burokracisë shqiptare tek dera e Evropës. Mirë apo keq edhe ne që jemi opozitare kemi nevojë për Evropën. Me një Evropë këtu e cila do të vëzhgojë pushtetin, Ramën. Kam frikë që ajo zonja Mergel nuk e di fare se çfarë kemi bërë ne, që jëmi në Parlament dhe që kemi dalë jashtë Parlamentit. Ajo i drejtohet shqiptarëve dhe nëse ka ndodnjë shanc në këto kushte që jemi ne që të hyjmë në Evropë do të jetë një gjë shumë e madhe. Unë do të kapërdija edhe atletet e Ramës, i cili do të vijë këtu dhe do na çajë dërrast për lavdinë evropiane. Do e kapërdija sinqerisht që vetëm e vetëm nesër të paktën të jemi nën vëzhgimin e syrit evropian”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!