Merkel mbërrin në Athinë, darkë private në shtëpinë e Mitsotakis

schedule20:51 - 28 Tetor, 2021

schedule 20:51 - 28 Tetor, 2021

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Athinë, duke nisur kështu vizitën e saj zyrtare në Greqi.

Pak minuta para orës 20:00, avioni me kancelaren gjermane u ul në “El. Venizelos”. Delegacioni gjerman u nis menjëherë për në rajonin e Lycabettus, ku Merkel do të ketë një darkë private në shtëpinë e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis.

Kjo është vizita e lamtumirës e Merkel, e cila do të largohet përfundimisht nga politika pas 16 vitesh qeverisje. g.v/abcnews.al