Merkel kritikon shoqatën që nuk furnizoi të huajt me ushqim falas

schedule14:29 - 27 Shkurt, 2018

schedule 14:29 - 27 Shkurt, 2018

Kancelarja Angela Merkel ka kritikuar vendimin e një shoqate humanitare në Essen të Gjermanisë që vendosi të mos furnizojë të huajt në nevojë me ushqim falas. Merkel nënvizon se nuk duhet të bëhen diferencime të tilla.

Kancelarja Gjermane Angela Merkel është politikanja e fundit që kritikon vendimin e bankës më të madhe të ushqimit që ndalon të huajt të përfitojnë ushqim falas. Organizata humanitare “Essener Tafel”, e cilëson këtë një masa ndaluese të përkohëshme dhe të nevojshme sepse pjesa e të huajve që përdorin bankën e ushqimit ishin rritur në 75% gjatë viteve të fundit. Shoqata e bamirësisë thotë se ndihmon rreth 16,000 njerëz të varfër në Essen, një qytet në rajonin industrial të Ruhrut perëndimor.

Rritja e numrit të të huajve që përfitojnë nga ky program lidhet edhe me fluksin e refugjatëve që preku Gjermaninë. Ndaj ka ardhur edhe reagimi I kancelares gjermane.

Merkel ndërhyri në debatin public duke u rreshtuar kundër “Essener Tafel” dhe rregullit të ri që vizitorët duhet të tregojnë një pasaportë gjermane në mënyrë që të marrin ushqim. “Nuk duhet të kryen shërbime në bazë të këtij këtegorizimi. Kjo nuk është diçka e mirë. Por gjithashtu shfaq edhe presionin e madh dhe sa shumë persona janë në nevojë. Ndaj unë shpresoj që ata të gjejnë zgjidhje më të mirë që nuk bën përjashtime për grupe të caktuara”, është shprehur kancelarja për televizionin shtetëror “RTL”.

Ndërkohë, për shkak të vendimit shoqata humanitare është sulmuar. Vandalët kanë shkruar “Nazistë” në furgonët e shpërndarjes së ushqimit të “Essener Tafel”. Kreu i kësaj organizate ka mbrojtur vendimin dhe stafin e tij duke thënë se është i lodhur nga kritikat. “Jam gati të jap dorëheqjen”, nënvizon Jörg Sartor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!