Kancelarja gjermane Angela Merkel ka huazuar një këshillë të Profetit Muhamed në kohë epidemish. Ajo tha se njerëzit në rajonet me të goditura nga koronavirusi të qëndrojnë në qytetin e tyre dhe të mos lëvizin në pjesë të tjera të Gjermanisë.
Gjermania ka lehtësuar shumë kufizime në jetën publike gjatë dy muajve të fundit, por autoritetet lokale kanë konsiderua rivendosjen e masave kufizuese nëse numri i personave të infektuar në një zonë tejkalon 50 për 100,000 banorë gjatë një periudhe një-javore.
Rajoni Guetersloh i Gjermanisë perëndimore u mbyll pjesërisht muajin e kaluar pasi infeksioni u përhap masivisht në një thertore. Shumë rajone të tjera gjermane ndaluan udhëtimin nga zona të tjera nëse nuk kishin një test negativ të koronavirusit.
“A nuk është më mirë që qeveria rajonale në vendet ku kanë ndodhur shpërthime masive të udhëzojë banorët e saj të udhëtojnë në rajone të tjera vetëm nëse ata kanë një test negativ?. A nuk është kjo një zgjidhje më e mirë sesa të kontrolloni çdo hotel në Gjermani për mysafirë nga rajone të prekura?”, tha Merkel.
Ajo shtoi se kjo po diskutohet me qeveritë e shteteve gjermane, të cilat janë përgjegjëse për masat e izolimit./abcnews.al

