Merkel frenon entuziazminpër koalicionin qeverisës: Ka ende mosmarrëveshje

schedule12:40 - 3 Shkurt, 2018

schedule 12:40 - 3 Shkurt, 2018

Ka ende kohë për marrëveshjen përfundimtare të koalicionit qeverisës në Gjermane. Kancelarja gjermane në detyrë, Merkel, deklaroi se në ditët në vijim do të ketë shumë për të diskutuar mes palëve.

Ka një sërë temash për të cilat ende nuk kemi rënë dakord, dhe në ditët në vijim na prêt një punë e madhe pasi problemet nuk janë zgjidhur të gjitha. Ka qenë kjodeklarata e kancelares gjermane Angela Merkel e cila ka shuar entuziazmin për arritjen e një marrëveshjeje për koalicionin e ri qeverisës në vend. Ajo e bëri deklaratën për gazetarët pak moment para nisjes së negociatave në Berlin.

Për liderin e socialdemokratëve Martin Shulz, ka më shumë rëndësi një marrëveshje e kujdesshme se sa një marrëveshje e shpejtë. Dhe ai nga ana e tij konfirmoi se në ditët e ardhshme do të negociohet më ashpër për sa i përket kontratave të punës për një kohë të caktuar dhe për politikat shëndetësore. Shulz theksoi se nuk do të lejonte që presioni për kohën të kushtëzonte marrëveshjen, por njëkohësisht premtoi se nuk do të ishte ai arsyeja e zgjatjes së negociatave. /abcnews.al