Merkel bie dakord me drejtuesit e 16 shteteve, zgjaten masat anti-Covid

schedule22:51 - 25 Nëntor, 2020

schedule 22:51 - 25 Nëntor, 2020

Kancelarja gjermane Angela Merkel ra dakord me udhëheqësit e 16 shteteve federale të Gjermanisë për të zgjatur masat kundër koronavirusit të paktën deri në 20 dhjetor, duke shtuar se është e mundshme që të qëndrojnë në fuqi deri në janar.

“Numri i të infektuarve mbetet në një nivel shumë të lartë,” u tha ajo gazetarëve, por shtoi se kufizimet do të lehtësohen gjatë festave të Krishtlindjeve.

Sipas masave të rëna dakord të mërkurën, mbledhjet private do të kufizohen në pesë persona nga 1 dhjetori. Takimet e deri në 10 personave, pa llogaritur fëmijët, do të lejohen gjatë Krishtlindjeve për të lejuar familjet dhe miqtë të festojnë së bashku.

Gjermania vendosi një “mbyllje të lehtë” më 2 nëntor për të frenuar një valë të dytë që po përfshin pjesën më të madhe të Evropës. Baret dhe restorantet janë të mbyllura, por shkollat dhe dyqanet mbeten të hapura.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusit u rrit me 18,633 në 961,320, tregojnë të dhënat ditore nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive
Sidoqoftë, numri i të vdekurve u rrit me 410 duke shkruar në 14,771, nga 305 që u regjistruan një javë më parë, dhe vetëm 49 në 2 nëntor. s.b/abcnews.al/