Merkato tek Interi, prapaskena me lojtarin e Gjermanisë dhe Agueron

schedule16:39 - 21 Tetor, 2020

schedule 16:39 - 21 Tetor, 2020

Sergio Aguero del lojtar i lirë në fund të këtij sezoni dhe do të largohet nga Manchester City pas 9 sezoneve të kaluara në Premier League. Interi është një nga destinacionet e përfolura për të ardhmen e sulmuesit argjentinas.

Agjenti i 32-vjeçarit, Hernan Reguera nuk e përjashton transferimin në Itali në prononcimin e dhënë për FcInterNews.it.Nuk kam biseduar me asnjë klub deri tani, nuk ia kam idenë se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit.

Do të marrim një vendim rreth së ardhmes së Sergios në muajt e ardhshëm. Serie A? Jemi të hapur, nuk e përjashtojmë kalimin në Itali ose në Spanjë. Fjala e fundit i takon vetë lojtarit“, deklaron menaxheri i sulmuesit latin.

Ndërkohë, në Gjermani zbulojnë një prapaskenë merkato të klubit zikaltër. Matthias Ginter, qendërmbrojtësi i M’Gladbach dhe kombëtares gjermane, ishte një ndër dëshirat e Antonio Contes për prapavijën.

 

Matthias Ginter

Bild raporton se Interi ofroi 50 milion euro për kartonin e 26-vjeçarit, por klubi gjerman e refuzoi ofertën italiane. “Kam objektiva për të arritur te M’Gladbach, nuk u mora fare me interesimin e zikaltërve“, shprehet lojtari, i cili luan edhe si mesfushor shkatërrues.

Dy ekipet janë pjesë e grupit B në Champions League dhe do të përballen mbrëmjen e sotme mes tyre në “San Siro”. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Real Madrid me Shakhtar Donetsk. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!