Merkato te Milani, Inzaghi kërkon lojtarin me të cilin punoi te kuqezinjtë

schedule16:18 - 1 Gusht, 2020

schedule 16:18 - 1 Gusht, 2020

Pippo Inzaghi zhvilloi një punë fantastike këtë sezon në drejtimin e Beneventos, skuadër me të cilën dominoi një kampionat të ashpër si Serie B.

“Shtrigat” do të garojnë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit italian dhe ish-sulmuesi unik e ka të qartë që nevojitet një merkato cilësore për të përballuar Serie A.

Dëshira e Superpipos për mesin e fushës është Giacomo Bonaventura. 30-vjeçari po luan sezonin e fundit me Milanin dhe drejtuesit e kuqezinjve kanë vendosur të mos ia rinovojnë kontratën.

 

Bonaventura dhe Inzaghi

Atalanta dhe Torino interesohen për shërbimet e tij, teksa në garë është futur edhe Benevento. Sportitalia raporton se klubi i sapongjitur në Serie A, i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare milanistit.

Bashkimi me Inzaghin mund ta bindë që të pranojë këtë ofertë, edhe pse dëshira e tij e madhe është rikthimi tek Atalanta, aty ku shpërtheu dhe ku do të ketë mundësinë të luajë në Champions League. /abcnews.al