Soualiho Meite tashmë është zyrtarisht një lojtar i Milanit dhe ditën e sotme ai ka kryer seancën e parë stërvitore me pjesën tjetër të ekipit. Por, mesa duket ish-lojtari i Torinos nuk do të jetë përforcimi i vetëm për kuqezinjtë në merkaton e janarit.
Sipas raportimit të “Sky Sport”, drejtuesit e Milanit po vazhdojnë negociatat për të transferuar edhe mbrojtësin e Chelseas, Fikayo Tomori. Klubi londinez nuk pranon një huazim të thjeshtë, por duan ta shesin për plot 30 milionë euro, një shifër kjo që konsiderohet e lartë nga italianët.
Gjithashtu ende nuk është marrë një vendim në lidhje me Mario Mandzukic. Ish-bomberi i Juventusit vazhdon të jetë një nga emrat më të lakuar për sulmin kuqezi, por drejtuesit po e rimendojnë nëse ai do të ishte një goditje e mirë apo jo. /abcnews.al