Laçi ka pësuar disa ndryshime me përfundimin e sezonit. Largimet kanë qenë të shumta, sidomos në prapavijë.
Kapiteni Ignjatovic dhe Renato Malota e mbyllën me bardhezinjtë dhe u bë e domosdoshme afrimi i një eksperti në mbrojtje.
Kurbinasit e kanë gjetur dhe ai është Albi Alla, kampion me Kukësin para se të transferohej në Kinë. / abcnews.al