Interi ka si objektiv titullin kampion dhe Antonio Conte pret përforcime në merkaton e janarit. Një ndër emrat që ndodhen në listën e drejtuesve të klubit italian është Georginio Wijnaldum.
Mesfushori ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Liverpool dhe rinovimi me kampionët e Anglisë është larg. Zikaltrit duan të përfitojnë dhe mund të sigurojnë shërbimet e 30-vjeçarit në janar.
Në Angli raportojnë se “The Reds” kërkojnë 15 milion euro për të lënë të lirë mesfushorin e kombëtares së Holandës, shumë që Interi nuk e ka problem ta paguajë. /abcnews.al