Merkato shkurt/ Sirena angleze për Dybala, Piatek drejt rikthimit në Serie A

schedule16:19 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 16:19 - 7 Dhjetor, 2020

Sulmuesi i Juventus, Paulo Dybala, është pranë largimit nga bardhezinjtë. Argjentinasi është në kontratë me klubin torinez deri në vitin 2022, por palët nuk po arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët për rinovimin e kontratës.

 

Sipas raportimt të “90min”, Dybala po tundohet nga ideja e të luajturit në Premier League. Liverpool, Manchester City, Tottenham, Chelsea, Arsenal dhe Manchester United janë ekipet që janë lidhur më shpesh me lojtarin juventin, edhe pse ende nuk ka asgjë konkrete.

 

Ndërkohë nga ana tjetër ish-sulmuesi i Milanit, Krzysztof Piatek, mund të rikthehet në Serie A. Sipas raportimit të “TodoFichajes”, lojtari i Hertha Berlin është objektivi kryesor i Fiorentinës për sulmin. Polaku ka shënuar 7 gola në 25 ndeshje në Bundesliga që kur u transferua atje në janar nga kuqezinjtë. /abcnews.al