Manchester United nuk po ia del të rikthehet në nivele të larta që prej tërheqjes së Alex Ferguson. “Djajtë e Kuq” kanë shpenzuar shumë, por klubi ka gabuar në menaxhim të skuadrës.
Objektivi i madh i klubit anglez është një sulmues i madh. Emra të ndryshëm ndodhen në listën e Ole Gunnar Solskjaer, por Mundo Deportivo zbulon emrin për të cilin janë gati të nisin negociatat.
Ai është Antoine Griezmann, sulmuesi i Barcelonës. Francezi nuk ka zhvilluar një sezon pozitiv dhe ardhja e mundshme e Neymar do të ndikojë në largimin e tij. United po përgatit ofertën e duhur financiare për të bindur klubin spanjoll. /abcnews.al


